Hajni nga Prishtina kapet në Suharekë

Kronikë e zezë

Hajni nga Prishtina kapet në Suharekë

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 15:03

Në banesat e “Ben-af-it” në qendër të Suharekës, pronari i banesës rastësisht i në korridor takon një të panjohur që në dorë mbante çantën e bashkëshortes së pronarit të banesës.
Në ato momente i njëjti kishte vërejtur se dera e banesës ishte thyer dhe pa humbur kohë e thërret policinë në ndihmë, ndërkaq, vet, i vihet pas të dyshuarit.

Mirëpo i dyshuari, me gjasë nuk kishte qenë vetëm por edhe me dy të tjerë të cilët gjatë ikjes ndahen në tri drejtime. I dyshuari për vjedhje më në fund e hedh çantën në një kopsht dhe vet fshihet në një oborr.

Ndërkohë, policia kishte rrethuar zonën dhe një polic në rroba civile e kishte pritur të dyshuarin që të vijë ta marrë çantën gjë e cila pas pak kishte ndodhur.

I dyshuari kishte qenë i shkathët dhe agresiv dhe për arrestimin e tij, me informacione ndihmë kanë ofruar edhe banorët e lagjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, banor i Prishtinës, është ndaluar në masën e arrestit policor.

Më tej, në vazhdën e hetimit të rastit, është gjetur një veturë “Golf IV” e braktisur, me targa 03 me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë arritur në Suharekë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vegla të ndryshme si: kaçavida; çelës kallauz; leva etj.

Gjësendet e vjedhura, kryesisht stoli të arta, në vlerë rreth 1100 euro, me urdhër të prokurorit të shtetit i janë kthyer pronares. Hetues policorë po punojnë për identifikimin dhe arrestimin edhe të dy të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat