Aksident në Ferizaj, gjashtë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Ferizaj, gjashtë persona të lënduar

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 15:01

Gjashtë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik ka njoftuar policia e Ferizajt.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në magjistralen Ferizaj -Prishtinë në afërsi të fshatit .

"Aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit të udhëtarëve ‘PEZHO’ me targa vendore, A.B. 25 vjeç , i cili ishte duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë-Ferizaj, me të arritur afër pompës së derivateve ‘Edi Petroll’, pa u siguruar fare, tenton të ç’kyçet nga magjistralja me qëllim që të hyn në pompën e derivateve dhe goditet nga automjeti i udhëtarëve i cili vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast lëndime trupore marrin gjashtë persona dhe shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale", ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.

Mësohet se personave të lënduar, ndihma e parë iu është dhënë në Emergjencën e Ferizajt, një nga të lënduarit është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa të tjerët po trajtohen në spitalin e Ferizajt.

Sipas personelit mjekësor, gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Ne vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit , kurse lënda pas kompletimit të rastit do të dërgohet në Gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat