Shkodër, goditet grupi i vjedhjes së motorave

Kronikë e zezë

Shkodër, goditet grupi i vjedhjes së motorave

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 10:20

Shërbimet e policisë kanë finalizuar operacionin “Motorri”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Saimir T., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dënuar pesë herë për vjedhje, I. K., 16 vjeç, banues në Babrru të Tiranës, E. S., 15 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar dy herë për vjedhje,dhe S. A., vjeç 17, banues në Selitë Tiranë, i dënuar dy herë për vjedhje,ndërsa u shpallën në kërkim Emror Mejdani, vjeç 19, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,A. M., vjeç 17, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

Në gjendje të lirë për shkak të moshës ndiqet shtetasi A. Ç., vjeç 13, banues në Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin me datë 17.11.2014, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur një televizor plazma në lokalin e shtetasit A. M., lagjja “Vasil Shanto” të Shkodrës.

Po ashtu nga vazhdimi i hetimeve rezultoi se këta persona dyshohet se janë autorë në 12 raste të vjedhjes së motoçikletave ne qytetin e Shkodrës. Sipas policisë pjesa tjetër janë të pa denoncuara nga qytetarët pasi janë motoçikleta me vlera të vogla. Gjithashtu gjatë kryerjes së veprimeve në bashkëpunim me Specialistë të Komisariateve të Tiranës, rezultoi se këta shtetas janë autor edhe të 56 vjedhjeve të tjera në Tiranë, ku kryesisht kanë vjedhur motoçikleta, automjete, biçikleta, çanta dore, dyqane dhe një shoqatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat