Rrufeja djeg një shtëpi në Skenderaj

Kronikë e zezë

Rrufeja djeg një shtëpi në Skenderaj

Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 19:22

Motit të lig dhe rrufesë nuk ka mundur t’i shmanget një shtëpi e një pronari shqiptar në Bakf të Skenderajt.
Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, mirëpo shtëpia është djegur tërësisht.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 17:00, ku kjo shtëpi ka marrë flakë nga rrufeja.

Zahiti, ka thënë se në vendin e ngjarjes të jenë dalë menjëherë policia dhe zjarrfikësit, por nuk ka dhënë detaje shtesë rreth kësaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat