Qëlloi me armë policinë në Lazarat, arrestohet 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Qëlloi me armë policinë në Lazarat, arrestohet 32-vjeçari

Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 19:16

Një shtetas i shpallur në kërkim për gjuajtje me armë ndaj policisë, gjatë aksionit të saj në Lazarat kundër bimëve narkotike, u arrestua ditën e sotme.

Arsen Bana, 32 vjeç, lindur në Gusmar Tepelenë dhe banues në Qeparo, Himarë, u arrestua gjatë një operacioni të forcave të policisë së Vlorës, në banesën e vet në Qeparo.

Bana është personi i 27 në listën e personave që qelluan me armë drejt policisë gjatë operacionit në Lazarat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat