Atentati, i plagosuri me të kaluar kriminale (Video)

Kronikë e zezë

Atentati, i plagosuri me të kaluar kriminale (Video)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 20:58

Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për atentatin ndaj 48-vjeçarit, Krenar Hasanaliaj, të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në zonën e quajtur “Unaza e Re”.

Dyshohet se, Florenc Qepuri dhe Xhemal Adushaj janë paguar për të vrarë Kreanr Hasanaliajn. Qepuri u arrestua pa orë pas ngjarjes ku gjatë operacionit i riu nga Shkoda shkëmbeu zjarr me policinë, ndërsa Adushaj u kap sot në shtëpinë e tij në Domje.

Një ditë pas atentati, 48-vjeçari ka dalë nga gjendja kritike dhe tashmë nuk paraqet rrezik për jetën.

Dy atentatorët po lëviznin me motor, tip "Scooter" me targa NKP 467, kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të Hasanaliajt.

"A1 Report" sjell pamjet ekskluzive të momentit të zbulimit të motorit të atentatorëve, i braktisur në liqenin e Kasharit.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve pasi, 48-vjeçari i plagosur, akuzohet për vrasjen e dy personave, vjedhje me dhunë, si dhe falsifikim dokumentesh.

Hasanaliaj, lindur në Sherisht dhe banues në Vlorë, me gjeneralitete të ndryshuara në Krenar Habilaj, dyshohet të ketë qenë autor i vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetasit Valter Kofina, ndodhur në fshatin Sherisht në prill 1997.

Gjithashtu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Dushan Shahaj, nga Lubonja, ngjarje e ndodhur në maj 1999 në Sherisht për motive të dobëta. Është dënuar me 11 vjet burg dhe 6 milion lekë gjobë në shtator 2008 për "Vjedhje me armë", dhe falsifikim dokumentash (pasaportë).

Gjithashtu është dënuar edhe me 5 vjet burg për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen e dy personave, të familjes Velë në fshatin Dukat të Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat