Athinë, ekzekutim mafioz në lokalin e shqiptarit, vdes 44-vjeçari grek

Kronikë e zezë

Athinë, ekzekutim mafioz në lokalin e shqiptarit, vdes 44-vjeçari grek

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:54

Lokali i një shqiptari në qendër të kryeqytetit grek, Athinës, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri.
Sipas medias greke “Zougla”, nga të shtënat ka mbetur i vdekur një 44-vjeçar shtetas grek, baba i dy fëmijëve, dhe një 21-vjeçare nga Shqipëria e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të 31 tetorit, kanë qëlluar me armë zjarri drejt lokalit kafe-bar “Mokarico”, në zonën “Omonia” në qendër të Athinës.

Menjëherë personi që ndodhej në sedilen e pasagjerit ka qëlluar me breshëri drejt lokalit, me më shumë se 8 plumba nga një armë “Kllashnikov”.

44-vjeçari i cili ndodhej në hyrje të lokalit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.”, citon media greke.

Po sipas kësaj media, viktima më parë ka qenë në një tjetër lokal sëbashku me disa miq të tij.
Autorët e krimit janë larguar me shpejtësi nga vendi I ngjarjes, ndërkohë që policia greke dyshon se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat