Biznes me diploma false, “arrest me burg” për 5 persona

Kronikë e zezë

Biznes me diploma false, “arrest me burg” për 5 persona

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 11:16

Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 persona, të cilët shpërndanin diploma false.

Pesë zyrtarët arsimorë nga Tirana dhe Fieri, shpërndanin diploma false të shkollës së mesme, kundrejt një pagese të caktuar prej 1800 euro.

Mes personave të dënuar, është edhe drejtori i një gjimnazi në qytetin e Fierit, si dhe sekretarja e këtij gjimnazi.

-Afete Koka
-Gramoz Shehu
-Arbër Pelo
- Andrea Hoxha, drejtori i gjimnazit publik në Fier
- Aleksia Troka, sekretarja e gjimnazit publik në Fier

Këta persona akuzohen për veprat penale te “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të “Ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Falsifikimit të dokumenteve shkollorë”.

Pesë zyrtarët arsimorë, pasi i përfshinin nxënësit në mënyrë fiktive si të regjistruar në shkollën e tyre, u kërkonin personave që kërkonin diplomë gjimnazi të merrnin pjesë në provimin shtetëror të Maturës. Zyrtarët e gjimnazit ndërhynin në rezultatin përfundimtar të provimit, duke u dhënë atyre notë kaluese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat