Kundërshtuan me dhunë patrullën, 3 në pranga, 2 në kërkim

Kronikë e zezë

Kundërshtuan me dhunë patrullën, 3 në pranga, 2 në kërkim

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 08:50

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kundërshtuan dhe ushtruan dhunë ndaj patrullës së policisë, e cila u kërkoi të ndalonin.

Të arrestuarit janë shtetasit Ermir Vejzati 29 vjeç, Paolo Tepelena 31 vjeç dhe Petrit Gjoka 60 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim Aleksandër Gjoka 31 vjeç dhe Bernard Bajrami 28 vjeç.

5 personat nga Delvina në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundërshtuan me dhunë patrullën e policisë dhe shefin e rendit të këtij Komisariati, duke u shkaktuar dëmtime të lehta punonjësve të policisë.

Si pasojë, është dëmtuar edhe automjeti i patrullës së policisë. Pas arrestimit të shtetasve, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale kundërshtim me dhunë të policisë dhe shkatërrim prone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat