Të shtëna armësh në Breg të Diellit, tre persona të plagosur

Kronikë e zezë

Të shtëna armësh në Breg të Diellit, tre persona të plagosur

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:41

(E plotësuar) Lajmin për incidentin e ka konfirmuar për “Bota sot”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka deklaruar se tre persona janë plagosur derisa i dyshuari është arrestuar.

“Prishtinë 30.10.2014 rreth orës 17:05,raportohet se në Bregun e Diellit janë plagosur me armë zjarri tre Meshkuj të kombësisë shqiptare .I dyshuari M/K/Sh eshte arrestuar. Viktimat jane derguar ne QKUK dhe jane jasht rrezikut per jete./ML

Para rreth gjysmë ore, në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ka pasur disa të shtëna armësh. Ndërsa më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj përplasjeje.

Ngjarja ka ndodhur afër Iliria Building.

Kalimtarët pohojnë të kenë parë një të lënduar, në automjetin e ambulancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat