Vjedhja e energjisë, 4 arrestime në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Vjedhja e energjisë, 4 arrestime në Gjirokastër

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 09:16

Në ditën e dytë të operacionit kundër vjedhjes së energjisë, në orët e mbrëmjes së djeshme është bërë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE-së, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër u kapën në flagrancë duke vjedhur energji elektike, nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Personat e arrestuar janë:

- F. Dajlani, vjeç 29, banues në fshatin “Lazarat” Gjirokastër.

- L. Gagani, vjeç 53 , banues në Gjirokastër

- Shtetësja T. Margariti, vjeç 51, banues në fshatin “Jergucat” komuna “Dropulli i Sipërm” Gjirokastër.

- G. Saraçi, vjeç 54, banues në Gjirokastër.

Shtetasi L.Gagani është kapur në flagrancë, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme një objekt dy katësh ngjitur me banesën e tij për të cilën nuk disponon leje ndërtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat