Burri 66 vjeç vret me thikë bashkëshorten 30 vjeç më të re

Kronikë e zezë

Burri 66 vjeç vret me thikë bashkëshorten 30 vjeç më të re

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:18

Një burrë i moshës 66 vjeç është arrestuar pasi ka vrarë bashkëshorten e tij, një grua 36 vjeçare, e cila është gjetur e therur me thikë në banesën e saj në Terni të Italisë. Burri është dërguar në burg, ku qëndron pasi mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje. Gruaja është vrarë me dy të goditura thikash në pjesën e barkut. Arsyeja e vrasjes mund të kenë qenë motive personale. Gruaja, e cila ishte konsulente ligjore, është goditur për vdekje, ndërsa në banesën e tyre kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët kanë qenë në gjumë gjatë momentit që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kuptuar asgjë. Vrasësi është paraqitur vetë në ambientet e burgut ku ka deklaruar me vetëdije të plotë se kishte vrarë bashkëshorten. Mendohet se arsyeja kryesore mund të ketë qenë xhelozia në çift. “Vrava bashkëshorten time”, kanë qenë fjalët e para të burrit të dal në pension, përpara policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat