Pas grabitjes, dhunojnë çiftin e të fejuarve

Kronikë e zezë

Pas grabitjes, dhunojnë çiftin e të fejuarve

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 11:34

Një çift të rinjsh kanë rënë pre e grabitësve të armatosur, të cilët pasi i grabitën, i dhunuan edhe seksualisht.

Sipas A1 Report, dy të rinjtë kishin dalë me automjetin e tyre gjatë muzgut në afërsi të lumit të Semanit në Fier, para dy javësh. Ata u përballën me një grup personash të maskuar dhe të armatosur, të cilët pasi i grabitën, ushtruan dhunë seksuale ndaj tyre.

Kanë qenë vetë të rinjtë të cilët kanë denoncuar ngjarjen në polici. Sipas dëshmisë së tyre, çifti nuk ka mundur të identifikojë agresorët. Policia e Fierit nisi punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje dhe prangosjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat