Akte të turpshme me fëmijën e tyre, burrë e grua dënohen me 2340 vite burg

Kronikë e zezë

Akte të turpshme me fëmijën e tyre, burrë e grua dënohen me 2340 vite burg

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 20:52

Burrë e grua janë dënuar përjetë dhe do të kalojnë deri ditën e fundit të jetës së tyre në burg, pasi kanë bërë seks me vajzën e tyre dhe kanë filmuar gjithë aktet e turpshme të seksit. Matthew David dhe Patricia Allana Ayers kanë marrë dënim maksimal në një total prej 2340 vite burg, pasi mbi ta rëndojnë rreth 100 akuza për veprime të turpshme me të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Florence, Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku çifti u dënua nga gjykata me qindra vite secili, ndërsa lajmi u bë i ditur nga Attorney Joyce White dhe agjenti i FBI i cili u morr me çështjen Richard D. Schwein Jr. 34 vjeçarja Patricia Allana Ayers u dënua me 1590 vite burg ndërsa burri i saj, 42 vjeçari Matthew David Ayers u dënua me 750 vite burg. Çifti u vetëdeklaruar fajtor në qershor të këtij viti dhe pranoi akuzat, pasi u zbuluan shumë fotografi të turpshme të fëmijës së tyre, nga mosha 6 deri në 9 vjeç, gjatë akteve të tmerrshme seksuale për një fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat