Kirurgu në spitalin e Ferizajt sulmohet nga përcjellësi i një pacienteje

Kronikë e zezë

Kirurgu në spitalin e Ferizajt sulmohet nga përcjellësi i një pacienteje

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 00:29

Një kirurg në spitalin e Ferizajt, është grushtuar nga përcjellësi i një pacienteje.
Policia ende nuk ka arritur të mësojë identitetin e të dyshuarit, raporton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma kur është rrahur kirurgu Fadil Elezi.

Për rastin nuk ka dashur të flasë vet Elezi ndërkaq kontakti me drejtorin e spitalit ka qenë i pamundur.

Policia e ka konfirmuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat