Vrau përdhunuesin për vetëmbrojtje, ekzekutohet 26-vjeçarja

Kronikë e zezë

Vrau përdhunuesin për vetëmbrojtje, ekzekutohet 26-vjeçarja

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 19:09

Iraniania, Rejhaneh Xhabari, u ekzekutua me varje pasi ishte shpallur fajtore për vrasje nga gjykata e Teheranit.
26-vjeçarja u dënua që në vitin 2007 për vrasjen e Morteza Abdolali Sarbandi, një ish- punonjësi të Ministrisë së Shërbimit Informativ dhe Sigurisë së Iranit, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjyqi ndaj saj nuk ka qenë i drejtë.
Ekzekutimi i saj ishte vendosur të kryhej fillimisht më 30 shtator, por më pas u shty. Sipas Amnesty International, shtyrja kishte ardhur si pasojë e reagimit të publikut, pasi vajza pretendonte se e kishte vrarë Sarbandin vetëm pasi ai ishte përpjekur ta përdhunonte.
Sarbandi e kishte punësuar vajzën, kur ishte vetëm 19 vjeç për t’i arreduar zyrën kur kishte tentuar ta sulmonte seksualisht.
Për dy muaj pas ngjarjes, Xhabari ishte mbajtur në izolim, pa u lënë të takohej me familjarët apo avokatin, sipas asaj që raporton Amensty International, që shkon edhe më larg duke pretenduar se ajo është torturuar gjatë kësaj periudhe, kur edhe ka pranuar se e ka goditur me thikë zyrtarin shtetëror, por vetëm pasi ai ka dashur ta përdhunojë.
Një sërë personalitetesh iraniane nga bota e artit, përfshi aktorin fitues të çmimit Oscar, Asgar Farhadi, bënë thirrje që dënimi të mos zbatohej dhe në një letër të hapur i kërkuan familjes së viktimës që ta falnin atë, një veprim që do ta shmangte dënimin pasi ishte në përputhje me ligjet e vendit.
Sipas OKB-së, Irani ka ekzekutuar këtë vit 170 persona. Vitin e kaluar kishte ekzekutuar më shumë vetë se cilido shtet tjetër në botë përveç Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat