Gjirokastër, tregtuan 450 kg kanabis, kapet një nga autorët

Kronikë e zezë

Gjirokastër, tregtuan 450 kg kanabis, kapet një nga autorët

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 11:30

Një prej dy autorëve të trafikut të drogës është vënë në pranga, mëngjesin e sotëm.

Policia arrestoi shtetasin G. Arapi, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Dy personat braktisën më 3 gusht të këtij viti, një kamion me 450 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Arrestimi u krye nga Sektori i Antitrafikut të Lëndëve Narkotike, të cilët vazhdojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat