Përdori emrin e invalides për të mos paguar taksa, arrestohet 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Përdori emrin e invalides për të mos paguar taksa, arrestohet 60-vjeçari

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 12:20

Një 60-vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi shfrytëzoi emrin e një invalideje, për t’u shpëtuar taksave të makinës.

Veli Kumrija i kishte bërë dokumentet e makinës në emrin e invalides, pa dijeninë e saj, për të shmangur detyrimin e taksës vjetore, e cila me ligj nuk paguhet nga invalidët.

Për këtë 60-vjeçari Veli Kumrija u arrestua menjëherë nga policia nën akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat