Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë shqiptare, arrestohet

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë shqiptare, arrestohet

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:49

Një shtetas kosovar u arrestua mëngjesin e sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pasi tentoi të kalojë kufirin duke përdorur një pasaportë biometrike shqiptare.

Jetmir Krasniqi u arrestua në flagrancë teksa tentoi të kalonte kufirin me pasaportën e një shtetasi shqiptar, duke shfrytëzuar ngjashmërinë që kishte me të.

Sipas burimeve të policisë, Krasniqi i kishte blerë pasaportën biometrike shtetasit shqiptar Taulant Shtytit, nga Laçi. Pas identifikimit të tij, policia arrestoi shtetasin shqiptar.

Por nën prangat e policisë kanë rënë edhe 2 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Krasniqit, që janë Valter Meshi nga Tropoja, dhe Marsel Kasmi nga Laçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat