Aksident tragjik me dy të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident tragjik me dy të vdekur

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 00:19

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur për shkak të një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare që lidh Korçën me Pogradecin. Aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur Ura e Drithasit, raporton korrespondentja e noa një automjet tip "Mazda" me targa AA 679 IF, që po përshkonte aksin rrugor Korçë-Pogradec ka humbur kontrollin duke rënë nga ura. Dy personat e vdekur u identifikuan Erion Ago dhe Taulant Qeleshi. Kurse të plagosurit janë Vasil Saraj dhe Nikolin Misha, 25 vjeçar, si dhe Kristi Sheshi, rreth 20 vjeç. Në vendngjarje momentalisht ndodhen forca policie të cilat ndihmuan në transportimin e tre të mbijetuarve në spitalin lokal të Korçës, në gjendje të rëndë nga plagët e ndryshme që kanë marrë në kokë dhe në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat