Gjenden gjashtë foshnje të vdekur në një depo, arrestohet 40 vjeçarja

Kronikë e zezë

Gjenden gjashtë foshnje të vdekur në një depo, arrestohet 40 vjeçarja

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 22:03

Punonjësit e një magazine kanë gjetur disa trupa fëmijësh të sapolindur, të vdekur, në vend-depozita të ndryshme në ambientet ku punonin. Policia në Winnipeg të Kanadasë tha se 6 trupa fëmijësh të vegjël në gjendje të ndryshme dekompozimi u gjetën të hënën në pasdite.
Për fshehje të trupave të fëmijëve të vdekur, policia ka arrestuar dhe akuzuar 40 vjeçaren Andrea Giesbrecht. Ngjarja ka ndodhur në kompaninë U-Haul, në rrugën McPhilips dhe Elgin Avenue.
Punonjësit njoftuan policinë sapo gjetën trupat. Një zëdhënës i kompanisë tha se të gjithë kanë ngelur të shokuar nga zbulimi dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për gjithçka me autoritetet.
“Punonjësit e U-Haul kanë qenë duke bërë inventarin këtë të hënë, kur bënë zbulimin e tmerrshëm. Ata i treguan personit që merret me marrëdhëniet me publikun mbi ngjarjen dhe lajmëruan policinë. Jemi të shokuar nga zbulimi. Nuk mund të japim detaje të tjera, por do të bashkëpunojmë me policinë”, ka thënë zëdhënësi.
Nuk dihen ende se ku i kishte gjetur punonjësja 40 vjeçare trupat e foshnjave-viktima dhe arsyeja pse ajo i mbante të fshehur në depot e magazinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat