Abuzoi seksualisht me 3 të mitura, në pranga 33-vjeçari

Kronikë e zezë

Abuzoi seksualisht me 3 të mitura, në pranga 33-vjeçari

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:21

Një 33-vjeçar është arrestuar sot pasdite nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se abuzonte seksualisht me tre vajza të mitura.

Në pranga ka rënë Ervis Muçaku nga fshati Gurras. Mësohet si ai ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtat akuza.

Këtë herë ai akuzohet se ka abuzuar me tre vajza të mitura, të moshave 9 dhe 10 vjeçe.

Ai është arrestuar në fshatin e tij të banimit. 33-vjeçari është arrestuar edhe në dhjetor të vitit 2013, pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje për ngacmim seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat