Plagos me armë vjehrrin, pranga autorit

Kronikë e zezë

Plagos me armë vjehrrin, pranga autorit

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:58

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, ku një person u plagos me armë zjarri.

Sipas burimeve të policisë, ka qenë dhëndri ai që ka plagosur vjehrrin e tij, Përparim Poka. Autori i plagosjes është Tafil Cani, i cili gjatë një grindje për motive të dobëta, plagosi vjehrrin e tij me automatik.

Përparim Poka u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi pak momente pas plagosjes, autorin Tafil Cani, i cili pasi plagosi vjehrrin e tij, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat