Tentoi të korruptonte audituesin në doganë, pranga 23-vjeçarit

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte audituesin në doganë, pranga 23-vjeçarit

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:17

Një person është arrestuar sot nga forcat e Sektorit të Krimit Ekonomik nën akuzën e korrupsionit. Sipas burimeve lokale, Klodian Nazmi Sejdini, 23 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua në flagrancë pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 20.10.2014, ka tentuar t’i japë një shumë prej 15.000 lekësh shtetasit J.J, në pozicionin e kontrollorit në doganë, me qëllim shmangien e detyrimit doganor, për disa motosharra të cilat i kishte sjellë nga Greqia.

Pas arrestimit të 23-vjeçarit, materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë për procedimin e mëtejshëm penal, bazuar në nenin 244/a të K. Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat