Gjendet i pajetë 63-vjeçari, në kërkim autori

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë 63-vjeçari, në kërkim autori

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:11

Një 63-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në Malësinë e Madhe, ndërkohë që ende nuk dihet autori i këtij krimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj, ku trupi i Pashko Mujajt u gjet i dekompozuar nga dy djemtë e tij të sapo kthyer nga Anglia.

Dyshohet se 63-vjeçari është vrarë dy apo tre ditë më parë. Në vendin e ngjarjes u gjetën gëzhoja automatiku, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe arrestimin e autorit apo autorëve të tij.

Aktualisht ka dy pista në të cilat është fokusuar hetimi, pista e parë është ajo e vrasjes për shkak të grabitjes dhe pista e dytë është ajo e vrasjes për konflikte të dobëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat