Çifti serb sulmon taksistin shqiptar

Kronikë e zezë

Çifti serb sulmon taksistin shqiptar

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:49

Milosh dhe Tamara K. (28 gjegjësisht 27 vjeç) hipin në taksinë e shqiptarit 41 vjeçar në Gmunden. Ata, nën kërcënimin e forcës e detyrojnë shqiptarin që t`i vozisë, njëherë për në Linz e pastaj në Vjenë.
Rrugës, në Loosdorf, Milos N. nxjerr pistoletën duke ia drejtuar taksistit. Pastaj ai ia grabit kuletën, celularin dhe në fund edhe veturën.

Siç i ka treguar më vonë shefit të vet Ferdinant Guri, ai i njeh të dytë. “Miloshi më kërcënoi për faktin që unë jam shqiptar nga Kosova ndërsa ai serb. Ai më tha: “Së pari të vras ty dhe pastaj shkoj me makinë deri në Vjenë ku do t`i vras të gjithë shqiptarët”.

Nga frika e vdekjes taksisti ka kërcyer nga makina dhe ka shpëtuar. Ndërkohë policia e ka kapur në Salzburg çiftin e grabitësve dhe e ka konfiskuar në Vjenë makinën e taksisë së grabitur, shkruan oe24at. Policia ka konfirmuar se të dy të arrestuarit, me rastin e marrjes në pyetje kanë pranuar veprën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat