Kjo është “tezja” e kokainës

Kronikë e zezë

Kjo është “tezja” e kokainës

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:05

Është shfaqur fotografia e parë e “tezës” së kokainës, Valentina Tufina.
Ajo është arrestuar në qershor të këtij viti nga Policia e Kosovës dhe konsiderohet si “truri” i rrjetit të fuqishëm të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Evropës duke përdorur transit Shqipërinë.

Por, pavarësisht që e njëjta ndodhet prapa grilave, Interpoli këto ditë e ka shfaqur atë në mesin e mijërave personave që janë në kërkim.

Gruaja, e cila njihet me nofkën ‘tezja’, është 50 vjeç dhe sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rol kyç në rrjetin e trafikut, të goditur në qershor të këtij viti, ku janë kryer arrestime si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë.

Valentina Tufina, është arrestuar në Kosovë, aty ku kishte ngritur një laborator, për përpunimin e kokainës dhe heroinës, pasi për shkak të profesionit si inxhiniere kimiste, sipas prokurorëve, jo vetëm që është njohëse shumë e mirë e cilësisë së drogërave të forta, por edhe merret me përzierjen e tyre. Nga hetimet, të kryera për këtë rrjet, rezulton se 50-vjeçarja administronte sasinë dhe çmimet e kokainës dhe heroinës dhe në njëfarë mënyre konsiderohet nga prokurorët, si ‘arka e buxhetit’ të rrjetit të trafikut, që duket se muajt e fundit po dominonte tregun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat