Pamje shqetësuese: Ariu ia shqyen krahun 9 vjeçarit (FOTO+16)

Kronikë e zezë

Pamje shqetësuese: Ariu ia shqyen krahun 9 vjeçarit (FOTO+16)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 09:20

Pamjet tronditëse kanë ndodhur në një kopsht zoologjik në Kinë, kur ariu ia shqyen krahun një djaloshi 9 vjeçar i cili deshi ta ushqejë ariun, por e pësoi keq.
Djaloshi nëntë-vjeçar qëndron në shok të plotë, për një moment të shkurtër ai qëndroi i vetëm, madje as duke qarë. Turistët nuk i afroheshin, por e shikonin djaloshin e traumatizuar, duke pritur që të arrijë stafi mjekësor.

Fotografitë e zymta të djalit kinez dhe mbetjet e krahut të shkatërruar të tij u publikuan me shpejtësi në internet dhe po bëjnë xhiron e botës, pas incidentit të tmerrshëm.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në parkun zoologjik “HEBIN”, në qytetin Pingdingshan në provincën qendrore Henan të Kinës.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat