Disa të arrestuar në Serbi për sulm ndaj xhamisë

Kronikë e zezë

Disa të arrestuar në Serbi për sulm ndaj xhamisë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:57

Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe ka arrestuar disa persona të dyshuar për tentativë zjarrvënieje në një xhami në Suboticë.

Imami i xhamisë “Muhaxhir”, Sellmo Drekoviq, ka thënë se persona të panjohur kanë hedhur kokteje molotovi të dielën në mëngjes, duke shkaktuar disa dëme materiale.

Sulme me gurë ka pasur edhe ndaj restoraneve në pronësi të shqiptarëve.

Ato kanë pasuar ndeshjen futbollistike midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është zhvilluar në Beograd, por për shkak të sulmeve të tifozëve serbë ndaj lojtarëve shqiptarë, është ndërprerë në gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat