Karvani i dasmës aksidenton dy gra, vdes njëra

Kronikë e zezë

Karvani i dasmës aksidenton dy gra, vdes njëra

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:24

Dy aksidente të njëpasnjëshme anë shënuar ditën e djeshme me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen rëndë të një tjetri. Ngjarjen janë shënuar në Lushnje dhe Laç, ndërsa mësohet se për të dy rastet është bërë e mundur të ndalohen drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që për ansjërin rast policia dhe eskpertët ende nuk kanë arritur ne konkluzionin përfundimtar në lidhje me shkaqet reale të aksidenteve. Në lidhje me aksidentin e Lushnjes, bëhet me dije se viktima është një 73-vjeçare nga Durrësi, identifikimi i së cilës është bërë shumë orë pas ngjarjes së rëndë.

Referuar të dhënave të policisë bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat. H. Veliu, një 24 vjeçar, ka qenë duke drejtuar një prej mjeteve të një karvani dasme, kur dy gra mësohet se i kanë ndërpre rrugën. Gratë kanë kapërcyer murin ndarës të rrugës nacionale dhe i riu mësohet se e ka pas të pamundur devijimin. Mjeti ka përplasur për vdekjen njërën nga gratë, ndërsa tjetra sipas të dhënave shoqëruesja e saj nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar gruan me të cilën po kalonin murin ndarës. Policia dhe ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa i riu është gjetur bashkë me dasmorët e tjerë në vendin e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar H. Veliun ndërkohë ka dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes edhe gruan e pajetë. Pas disa orësh është bërë e mundur që të zbulohet edhe identiteti i saj. Policia e Lushnjës bëri të ditur se viktima e aksidentit është Xhevrie Muka nga Durrësi. Sipas policisë mësohet se i riu është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa pritet të sqarohen edhe rrethanat e aksidentit. Gjithashtu një tjetër aksident i rëndë rrugor është shënuar në Lezhë, ku një 50 vjeçar këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi në autostradën Tiranë-Lezhë, në rrugën e Patokut, ku automjeti tip Benz me targa AA 096 EH ka përplasur shtetasin Zef Bushi. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa forcat e policisë të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë ndaluar drejtuesin mjetit Mondi Lekgjonaj. Sipas të dhënave të policisë saktësohet se mjeti ka qenë tej normave të lejuara, ndërsa kalimtari ka ndërruar jetë pa patur mundësi t`i jepej asnjë lloj ndihme nga drejtuesi i mjetit dhe as nga persona të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat