Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, humbin jetën dy të rinj

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, humbin jetën dy të rinj

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 00:29

Dy persona kanë humbur jetën kurse disa të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti në afërsi të fshatit Tearcë gjegjësisht në rrugën Tetovë-Jazhincë. Aksidenti ka ndodhur të dielën orës 14.30 ndërsa mësohet se të dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa disa të tjerë janë transferuar për në klinikën e Tetovës dhe në Klinikat e Shkupit, raportojnë mediat në Maqedoni.

Në aksident janë përfshirë tre vetura edhe atë BMW e drejtuar nga N.P 24 vjeçar nga fshati Leshkë, Krajsler poashtu me targa të Tetovës e drejtuar nga V.K nga Reçica e Vogël dhe Opel Vektra e drejtuar nga D.A 20 vjeçar nga fshati Përshefcë.
Burime policore kanë bërë të ditur se jetën e kanë humbur dy bashkëudhëtarët në veturën BMW edhe atë D.V 21 vjeçar nga fshati Leshkë dhe L.B 16 vjeçare nga fshati Jegunocë, kurse vozitësi i kësaj veture ka përfunduar me lëndime dhe pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës është dërguar për kurim në klinikat e Shkupit.

Dy bashkëudhëtarët në veturën Krajsler dhe vozitësi janë mbajtur për shërim në spitalin e Tetovës, kurse poashtu edhe vozitësi i Opel Vektrës është ndalur për shërim në klinikën e Tetovës. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë dhe të prokurorisë të cilët zhvilluan hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat