Kapen 10 kg heroinë në Kakavijë

Kronikë e zezë

Kapen 10 kg heroinë në Kakavijë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 00:02

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar të premten në pikën kufitare të Kakavijës një sasi lënde narkotike prej 10 kilogramë heroinë dhe 7 kilogramë hashash, si dhe një armë automatike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga dhe arma e tipit kallashnikov ishin duke u transportuar nga një shtetas grek që synonte të kalonte kufirin për në vendin fqinj.

Sipas burimeve, ndalimi është bërë në orën 1 pas mesnate, gjatë kontrollit në vijën e dytë në dalje për në shtetin grek, saktësojnë burimet.

Në automjetin tip fuoristradë “Benz Mercedes”, pronë e shtetasit Charilaos Kontekakis, agjentët kanë konstatuar praninë e disa pakove të dyshimta në sediljet e pasme.

Menjëherë janë njoftuar efektivët e sektorit të anti-drogës në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, të cilët me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë kryer një kontroll të imtësishëm të mjetit.

Për pasojë, shtetasit grek i janë vënë prangat, ndërsa lënda narkotike, arma e zjarrit dhe municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat