Itali, vrau 3 vajzat e saj: Edlira Çopa nuk do dënohet

Kronikë e zezë

Itali, vrau 3 vajzat e saj: Edlira Çopa nuk do dënohet

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 20:16

Edlira Çopa, 37-vjeçarja shqiptare që vrau më thikë tre vajzat e saj në provincën e Lekos të Italisë, nuk do të gjykohet. Psikiatri i mjekësisë ligjore, Frederik Dubano, ka dalë në konkluzionin se nëna ka pasur probleme mendore, ndoshta një psikozë paranoje. Si pasojë e kësaj ajo nuk konsiderohet përgjegjëse për veprën penale që ka kryer.

Raporti do të dërgohet në Zyrën e Regjistrimit gjatë këtyre ditëve, ku do të diskutohet në gjykatë, nëse 37-vjeçarja do dënohet apo jo. Mendohet se nëna vrasëse do të qëndrojë në një shtëpi të mbrojtur, për një kohë ende të papërcaktuar.

Seanca gjyqësore është parashikuar me 5 nëntor të këtij viti. Edlira Çopa mbrëmjen e 8-9 marsit 2014, vrau me thikë tre vajzat e saj, Simonën 13 vjeç, Keisin, 10 vjeç dhe Sindin, 3 vjeç. Atë natë bashkëshorti i Edlirës, nuk ishte në Itali për shkak se një ditë më parë ishte nisur drejt Shqipërisë për të takuar anëtarët e familjes.

Të dy bashkëshortët ishin të ndarë dhe pas divorcit babi i tre fëmijëve do të martohej me një vajzë tjetër, fakt të cilin Edlira nuk mund ta pranonte. Pas vrasjes së tre fëmijëve, 37-vjeçarja tentoi të vriste dhe veten. Fatmirësisht nëna mundi që tu shpëtonte plagëve të marra nga goditja e së njëjtës thikë që i mori jetën vajzave të saj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat