Në Gjilan arrestohen dy persona, nën akuzën për prostitucion

Kronikë e zezë

Në Gjilan arrestohen dy persona, nën akuzën për prostitucion

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 15:19

Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar në Gjilan për vepër penale ‘marrje me prostitucion’.
Policia raporton se kjo është arritur pas një hetimi të bërë nga Njësiti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Femra e arrestuar, është shqiptare, shtetase e Maqedonisë.

Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat