Vajza e vogël hidhet nga ballkoni, përdhunohej në mënyrë të vazhdueshme

Kronikë e zezë

Vajza e vogël hidhet nga ballkoni, përdhunohej në mënyrë të vazhdueshme

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 14:35

Vajza e vogël, e cila është hedhur nga ballkoni më 24 qershor nga ndërtesa në të cilën banonte, në rrethana deri tani ende të paqarta, i ishte nënshtruar abuzimeve seksuale të vazhdueshme. Lajmi është publikuar sot në të përditshmen italiane “Il Gazzettino”, duke cituar mjekun Nicola Balzano, i cili ka qenë ai që ka ekzaminuar trupin e pajetë të Fortunatës.
Sipas ekspertizës së mjekut dhe ekipit të tij, të cilët janë përgjigjur pyetjeve të prokurorit, vajza kishte çrregullime të sistemit nervor dhe funksioneve motorike, gjë që e bënte atë shpesh të ishte agresive si pasojë e dhunës dhe abuzimit që mund të ishte shkaktuar mbi të.
Edhe pikturat e të voglës, të cilat janë ekzaminuar dhe studiuar për të gjetur ndonjë të dhënë mbi abuzuesin e saj, janë analizuar nga një psikologe për fëmijë, e cila është shprehur e shqetësuar për këtë rast, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një abuzim seksual me trupin e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat