Digjet automjeti i dëshmitarit të incidentit me xhandarë në veri

Kronikë e zezë

Digjet automjeti i dëshmitarit të incidentit me xhandarë në veri

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:39

Një automjet i markës ‘Renault’ ngjyrë hiri, pronar i të cilit është Boro Merdoviq, është djegur mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 në rrugën e Kolashinit në veri të Mitrovicës.

“Incidenti ndërlidhet me pjesëtarë të xhandarmerisë serbe të cilët kishin rrahur shumë rëndë ditë më parë një qytetar, ndërsa Boro Merdoviq ishte dëshmitar okular i ngjarjes dhe kishte shprehur gatishmëri të flas për gjithçka që kishte parë atë natë, duke përmendur edhe emrat e xhandarëve”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, katër pjesëtarë të xhandarmerisë së Serbisë kishin rrahur të shtunën mbrëma pronarin e kafiterisë ‘Cuba’, Filip Manojloviq’, e cila ndodhet në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në shok dhomë të spitalit të veriut

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat