Kontrabanda 36-milionëshe e familjes Veselaj

Kronikë e zezë

Kontrabanda 36-milionëshe e familjes Veselaj

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:22

Tre anëtarë të një familjeje nga Radaci i Pejës besohet se kanë kontrabanduar 599 cisterna naftë dhe benzinë nga Mali i Zi në Kosovë
Dëmi që besohet se i kanë shkaktuar shtetit është 36 milionë e 408 mijë e 386 euro.

Gani Veselaj, Fahri Veselaj, Mejreme Veselaj dhe Smajl Gashi janë arrestuar të martën gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: krim i organizuar, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, shmangie mashtruese nga taksa e importit dhe akciza, shmangie nga tatimi dhe shpëlarje parash, shkruan sot Koha Ditore.

“Koha Ditore” ka zbuluar se këta të dyshuar si grup i organizuar kriminal nga 1 janari 2006, deri më 30 dhjetor 2013 kanë kontrabanduar në Kosovë 12 milionë e 588 mijë e 805 litra naftë dhe 3 milionë e 928 mijë e 648 litra benzinë nëpërmjet firmave NTP “Vegas”, “Ngas”, “Shkoza” dhe “Shkodra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat