3 shqiptarë grabisin të moshuarin për 100 € (Video)

Kronikë e zezë

3 shqiptarë grabisin të moshuarin për 100 € (Video)

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 22:59

Itali - Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italianë, pasi dhunuan dhe grabitën për 100 euro një të moshuar italian.

Ngjarja e turpshme ka ndodhur ditën e diel, në një lokal në Kuneo, ku emigrantët shqiptarë sulmuan 75-vjeçarin italian.

Sipas mediave italiane, viktima ka qenë babai i pronarit të lokalit, i cili ka arritur të identifikojë autorët e grabitjes së dhunshme.

Menjëherë pas sulmit, i moshuari 75-vjeçar është dërguar për mjekim pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar prej të rinjve shqiptarë. Nuk bëhet i ditur identiteti i tre të rinjve shqiptarëve të arrestuar nga policia italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat