Grabitet me armë pika e skrapit, dhunohen punëtorët

Kronikë e zezë

Grabitet me armë pika e skrapit, dhunohen punëtorët

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 15:03

Një pikë grumbullimi skrapi ka rënë pre e grabitjes me armë nga persona të pamaskuar, të cilët mbanin vetëm nga një kapele në kokë. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme pranë mbikalimit të Kamzës të autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën “Xhemal Alla”.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se autorët kanë dhunuar nën kërcënimin e armëve gjashtë punonjës të stafit të këtij objekti, duke marrë xhiron ditore prej rreth 4 milionë lekësh dhe më pas janë larguar me një automjet tip Benz C Class me targa ‘DX118 YA’.

Mësohet gjithashtu se ata kanë qëlluar edhe në ajër mbi portën e objektit, duke vënë në këtë mënyrë në alarm gjithë zonën pasi pranë saj ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare. Por, fatmirësisht kjo ngjarje nuk ka shënuar asnjë person të plagosur me armë zjarri.

Ndërkohë, janë marrë në cilësinë e provës edhe filmimet e kamerave të objektit. Në momentin e grabitjes zona nuk ka pasur energji, por kamerat kanë funksionuar falë sistemit UPS.

Punonjësit e stafit që u dhunuan kanë marrë mjekim e nevojshëm mjekësor, ndërsa uniformat blu kanë marrë në pyetje ata dhe punonjësit e tjerë që kanë parë grabitësit, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat