Denoncohet si i zhdukur një burrë në Krujë, gjendet i vdekur

Kronikë e zezë

Denoncohet si i zhdukur një burrë në Krujë, gjendet i vdekur

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 12:22

Një burrë i moshës 55 vjeçare, është paraqitur në policinë e Krujës për të denoncuar zhdukjen e babait të tij. 55 vjeçari G.M., banues në Krujë, ka deklaruar para uniformave blu se gjatë natës, i ati, H.M., 82 vjeç, është larguar nga banesa. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga familjarët dhe policia, 82 vjeçari u gjet i vdekur tek vendi i quajtur “Përroi i Çelejve” në lagjen Isakë të Krujës. Nga ana e uniformave blu u kryen veprimet e para hetimore, nga të cilat paraprakisht rezultoi se shkaku i vdekjes është rënia nga rruga në përrua, një lartësi prej 10 metër. Ndërkohë kufoma u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për veprime më të specializuara.noa.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat