Gjirokastër, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Gjirokastër, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 09:13

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar mëngjesin e sotëm, dy persona të shpallur në kërkim. Mësohet se në pranga kanë rënë Xhevair Derxhia, 56 vjeç dhe Abaz Rabia 34 vjeç, që të dy të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia bën të ditur se 56-vjeçarit Derxhia iu gjetën në një parcelë 1100 rrënjë kanabis, ndërsa në kazinotë e Rabisë u gjetën fishekë dhe makineri të paligjshme. Gjithashtu 34-vjeçarit Rabia iu gjet drogë në formë boçeje dhe çokollate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat