Vlorë, trageti përplaset me peshkarexhën

Kronikë e zezë

Vlorë, trageti përplaset me peshkarexhën

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 08:38

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident detar në brigjet e Vlorës, ku trageti i linjës Brindizi-Vlorë është përplasur me një peshkarexhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të ishullit të Sazanit dhe si rezultat i përplasjes, peshkarexha “Ana” është mbytur dhe u rrezikua gjithashtu edhe jeta e tre personave që ishin në ekuipazh.

Rojet bregdetare sapo janë informuar për aksidentin kanë filluar menjëherë operacionin e shpëtimit dhe rreth orës 05:30 bënë të mundur shpëtimin e tre personave.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e përplasjes së tragetit me peshkarexhën, por ka nisur puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat