Itali, e fshehën kokainën në vazo, çifti shqiptar i shpëton dënimit

Kronikë e zezë

Itali, e fshehën kokainën në vazo, çifti shqiptar i shpëton dënimit

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 23:59

Carbonera, Itali – Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar, pasi ka zbuluar një sasi kokaine të fshehur në një vazo brenda në shtëpinë e tyre.

Bashkëshortët, përkatësisht 35 dhe 28 vjeç, u arrestuan gjatë fundjavës, pas kontrollit të shtëpisë, që përfundoi me rezultate pozitive.

Hetuesit gjetën 170 gramë kokainë të pastër, gati për t’u shitur, shkruan portali “Trevisto Today”.

Të hënën, çifti u paraqit në gjykatë, e cila vendosi për t’i liruar me kusht, pasi ata duhet të kujdesen për djalin e tyre 3-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat