6.4 miliardë euro, vlera e drogës së sekuestruar në Lazarat

Kronikë e zezë

6.4 miliardë euro, vlera e drogës së sekuestruar në Lazarat

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 15:22

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu këkron falje për dyshimet që kishte për realizimin e operacionit në Lazarat. Pranon se gjithqka u realizua në mënyrë profesionale dhe sipas tij, Lazarati ishtë çështje e vullnetit politik.
E pavarësisht asaj që ka ndodhur në Lazarat, Arvizu dhe ministri i Brendshëm i këtij vendi, Sajmir Tahiri thonë se Shqipëria nuk është më pjesë e hartës së zezë për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Atje për vetëm gjahstë muaj, u asgjësuar mbi 2 mijë parcela me kanabis, me mbi 500 mijë rrënjë kanabis dhe u shkatërruan 41 grupe kriminale. Vlera e drogës së sekuestruar u tha se arrin në 6.4 miliardë euro.

Ambasadori Arvizu vlerësoi punën e bërë nga Qeveria për luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, duke thënë se Shqipëria sot është në rrugën e duhur.

Ai thotë se më e mira për këtë vend do të vijë tani e tutje.

“Kur ministri Tahiri më tha se kishin një plan për Lazaratin, thash në rregull. Megjithëse sot i kërkoj ndjesë për dyshimin në realizimin e këtij operacioni. Lazarati ishte çështje e vullnetit politik. Lazarati ishte problem për të gjithë. Jam i impresionuar nga ato që më shfaqi. Lazarati shkoi në mënyrë profesionale. Shqipëria është në rrugën e duhur. Vizita e Papës ishte simbolike edhe statusi kandidat ishte simbolik, sepse nënkupton një rrugë të gjatë por të arritshme. Më e mira do të vijë”, tha Arvizu.

Ndërsa, ministri Tahiri e cilësoi operacionin e Lazaratit, si më të madhin operacion antidroge në Evropë, ku mënjehërë pas tij, një tjetër operacion në shkallë të gjerë, ishte ai në Dukagjin.

Ndërsa bëri publike disa shifra të asgjësimit të bimëve narkotike, Tahiri tha se nga marsi deri më sot janë asgjësuar 2214 parcela me kanabis, dhe 530 177 rrënjë kanabis më shumë se rrënjët e shkatërruara gjatë 6 viteve të fundit, si dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale janë shkatërruar.

Për më tepër, referuar këtyre statistikave, ai theksoi se vlera e drogës së sekuestruar dhe asgjësuar shkon në 6,4 miliardë euro, para këto, që sipas ministrit Tahiri, më herët shkonin për të furnizuar botën e krimit.

Më tej, ai kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë më tepër ndihma profesionale dhe teknologjike për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike.

"Organizuam aksionin më të madh anti drogë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, por pa asnjë dyshim edhe aksionin me të madh në Europë, operacionin në Lazarat. Nga marsi i këtij viti deri sot, në mbyllje të kësaj faze operacionale, janë shkatërruar plotësisht 2214 parcela të kultivuara me lëndë narkotike në të gjithë vendin. Janë shkatërruar 41 grupe kriminale dhe proceduar 9 të zgjedhur vendorë. Në qoftëse nuk do shkatërrohej nga ne por do të dilte në treg, qoftë këtu por akoma më shumë në tregun evropian ku edhe ka pasur destinacionin, vlera monetare e drogës së asgjësuar dhe sekuestruar, do ishte 6.4 miliardë euro. As mjaftohemi me kaq, dhe as do ndalojmë me kaq. Trafiku i drogës vijon të mbetet kërcënim real për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kemi shumë për të bërë, në një luftë absolute me drogën dhe paratë e pista të botës së krimit që ajo sjell në shoqëri. Ky është vetëm fillimi. Ndaj kam një thirrje edhe për partneret: Bashkë me falënderimin për gjithçka keni bërë deri më sot, për asistencën profesionale, për besimin dhe aksionet e përbashkëta, duhet akoma më shumë ndihmë profesionale, teknologjike dhe infrastrukturore", tha ministri Tahiri.

Këto deklartata dhe shifra u bënë publike nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë një aktiviteti në përmbyllje të aksionit kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, të shtrirë në muajt “Mars–Shtator 2014”, nga Policia e Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat