Rrëfimi i 17-vjeçarit: Doja të vrisja vetën, por s’kisha plumba. E qëllova se më refuzonte

Kronikë e zezë

Rrëfimi i 17-vjeçarit: Doja të vrisja vetën, por s’kisha plumba. E qëllova se më refuzonte

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 11:14

“E qëllova në nerva e sipër se ajo më refuzonte gjithnjë. Ajo e dinte se unë e doja. E di që kam gabuar po tashmë uroj që veç të përmirësohet pasi e di se nuk ka më kthim pas.

Është e vetmja vajzë në shkollë që unë i kisha shprehur ndjenjat e mia, por ajo nuk më pranonte edhe pse e dinte se e doja.

Arma është e imja dhe e kam pasur të fshehur prej kohësh. Doja të vrisja veten, po kur e shkreha arma nuk kishte më plumba."

Ky është rrëfimi i Aldar Arshija para policisë për ngjarjen e ndodhur dje në shkollën e mesme “Hamdi Rrapi”, në Gjorm, Vlorë.

Nga ana tjetër, banorët e zonës tregojnë se, 17-vjeçari është një person problematik pasi shpesh shkonte i armatosur në shkollë.

Ndërkohë, në polici ka dëshmuar edhe nëna e tij, Dilore Arshija, e cila është mësuese matematike në atë shkollë.

Po ashtu, kanë dëshmuar mësuesit e tjerë të shkollës si dhe drejtoresha, Elsa Arshija, e cila njëherësh është edhe gruaja e xhaxhait të 17-vjeçarit.

Pas ngjarjes, Drejtoria e Arsimit, Vlorë, ka marrë vendim për largimin e menjëhershëm nga puna të drejtoreshës së shkollës, Elsa Arshija dhe të mësueses, Dilore Arshija. Gjithashtu është dhënë paralajmërim edhe për një tjetër mësues, i cili ka qenë duke zhvilluar orën e mësimit në momentin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat