Gjarpri në Prishtinë alarmon policinë e zjarrfikësit

Kronikë e zezë

Gjarpri në Prishtinë alarmon policinë e zjarrfikësit

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:14

Pak para mesditës në lagjen Ulpiana të kryeqytetit të Kosovës dikush kishte ftuar ekipin e zjarrfikësve dhe atë të Policisë së Kosovës, por arsyeja e kësaj ftese nuk ishte aspak e zakonshme për Prishtinë. “Shpëtimtarët’ duhet të përkujdeseshin ta heqin një gjarpër, të gjatë mbi një metër që ishte futur në një veturë !!!
“Nuk dihet prej nga erdhi gjarpri, mund të ndodhë se ai ishte ngjitur diku në veture më herët dhe tani ka dalur në sipërfaqe”, thanë për InfoGlobin qytetarë e policë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Përkundër përpjekjeve, ishte e pamundur të fotografohet gjarpëri, të cilin e kishin parë të paktën tre persona që ndodheshin aty. Ai është strehuar në ndonjë skutë të errët të veturës, sikur ta dinte se të ‘tjerët janë në gjah për te’.

Zgjidhja: pas gati një orë përpjekje, autoritetet policore thirrën ‘marimangën’, që të largojnë veturën nga aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat