Një i arrestuar për kontrabandë me njerëz

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për kontrabandë me njerëz

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:11

Polica e Kosovës ka arrestuar një person pasiqë i njëjti dyshohet se u kishte marrë një sasi të konsiderueshme të parave shtatë të miturve nga Prizreni për t’i dërguar kontrabandë jashtë shtetit.
Njësite operative kanë reaguar dhe në fshatin Malësi e Re e kanë ndalur një autobus i cili kishte destinacion Beogradin.

“Nga autobusi janë nxjerrë tetë persona. Pas intervistës nga hetues rajonalë, ndaj një të dyshuarit është ngritur kallëzim penal dhe i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa shtatë të tjerët nën tetëmbëdhjetë vjeç janë trajtuar në cilësi të viktimës dhe janë lënë të lirë. Tek i dyshuari, në cilësi të provës materiale është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat