Grabisnin vila në Itali, shkatërrohet banda shqiptare

Kronikë e zezë

Grabisnin vila në Itali, shkatërrohet banda shqiptare

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 09:58

Policia italiane ka shkatërruar një ditë më parë një organizatë kriminale me shqiptarë, të cilët grabisnin shtëpi e vila.

Sipas “Rai News”-it, banda shqiptare është shkatërruar nga policia e Venecias, pas një hetimi të gjatë nga i cili rezulton se kjo bandë ishte aktive që nga viti 2010.

Arrestimi i anëtarëve të saj, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u bë pas një urdhri për bastisjen e dhjetëra shtëpive.

Ndaj shqiptarëve rëndojnë akuzat e vjedhjes, rrëmbimit, posedimit të paligjshëm dhe armëmbajtjes pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat