Në kërkim nga policia, gjenden 3 femra të larguara nga banesa

Kronikë e zezë

Në kërkim nga policia, gjenden 3 femra të larguara nga banesa

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 09:56

3 femra, të cilat ishin shpallur në kërkim nga policia për shkak të largimit të tyre nga banesa janë gjetur gjatë ditës së djeshme në Elbasan e Librazhd. Burime konfidenciale bëjnë me dije për NOA.al se është gjetur nën e bijë, A.M., 43 vjeç dhe S.M., 19 vjeç, të cilat janë larguar para disa ditësh nga banesa e tyre. Për to ka bërë kallëzim në polici i ati i 19 vjeçares. Pasi janë gjetur, dy femrat kanë dëshmuar se janë larguar me dëshirën e tyre. Gjithashtu, ditën e djeshme është gjetur edhe 47 vjeçarja e identifikuar si E.K., banuese në fshatin Mirak në qytetin e Librazhdit. Nuk janë dhënë detaje mbi arsyet e largimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat