Kanada, maqedonasi vret mikun, dyshime se fshihet në Maqedoni

Kronikë e zezë

Kanada, maqedonasi vret mikun, dyshime se fshihet në Maqedoni

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 21:59

Policia kanadeze është vënë në kërkim të shtetasit me prejardhje maqedonase, Boris Panovski (70), i dyshuar për vrasjen e kolegut të tij Donat Frigo (70).

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në lidhje me rritjen e qenve, një punë kjo që bëhej nga i dyshuari dhe viktima.

Mediet raportojnë se dyshimet e policisë kanadeze janë se i dyshuari është arratisur dhe po fshihet ose në Kubë, ose në Maqedoni, ose në Kroaci.

Sipas raportimeve, shkak për vrasjen ka qenë sherri për një qen, kampion garash, të cilin i dyshuari ia kishte shitur kolegut të tij.

Pak kohë më vonë, i dyshuari ishte zhytur në krizë financiare dhe kishte tentuar ta rikthente qenin, i cili dikur i kishte sjellë të ardhura.

E gjitha kjo përfundoi në një konflikt mes tyre, që pati një fund tragjik./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat